Sporti

Ekipi kosovar u ndalua nga Serbia, flet trajneri i volejbollit, Faton Mustafa: Jemi lodhur, kemi bërë shumë rrugë – sonte arrijmë në Rumani

05/31/2022 18:48
nga:L J

Kosova është kualifikuar me dy ekipe në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley U20 që starton nesër dhe normalisht që ekipet sot ishin isur për në Rumani, ku edhe do të mbahet kompeticioni.

Megjithartë, diçka e papritur ju ndodhi ekipeve, pasi Serbia nuk lejoi ekipet ‘Dardane’ të kalojnë kufirin për të shkuar në Rumani, duke i shkaktuar kështu lodhje me mundim para garave, shkruan GazetaBlic Sport.

Kombëtarja e Kosovës do të ketë dy ekipe përfaqësuese në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë për grupmoshën U20 që do të zhvillohet në Rumani – dyshen Yllka Jashari/Melirona Avdullahu e drejtuar nga trajnerja Vildane Jashari, në konkurrencën e femrave, dhe Erion Bajrami/Albi Macula, e drejtuar nga Faton Mustafa, te meshkujt.

Trajneri i ekipit të meshkujve, Faton Mustafa në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ ka treguar se çka ndodhi.

“Jemi ndaluar që të hyjmë në Rumani nga Serbia. Nuk jemi malltretuar, jemi kthyer dhe nga Serbia kemi hyrë në Bullgari. Për momentin jemi në target t’u kalu për Rumani. Shpresojmë që sot në orët e vona të arrrijmë në vendin ku do të mbahet Kampionati Ballkanik”, tha fillimisht Faton Mustafa, trajneri i ekipit të meshkujve.

Mustafa më pas shtoi se janë lodhur pasi kanë bërë rrugë, teksa falënderoi FVK për ndihmën.

“Jemi vonuar dhe kemi lodhje, por fal angazhimit nga Federata e Volejbollit të Kosovës me ambasadën e Bullgarisë arritëm të vazhdojmë”, shtoi ai.

Në fund tregoi arsyen e ndalesës nga Serbia.

“Serbia dhe Rumania kishin marrëveshje të mos lejojnë që me pasaporta të Kosoves të kalojn nga Serbia në Rumani. Normalisht se kemi shumë lodhje, kemi edhe 10 orë rrugë. Nesër në ora 11.00 fillojmë garat”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport