Sporti

Presidenti i Liverpool me akuza për autoritetet franceze: Nuk po respektoni emocionet e mijëra tifozëve të lënduar fizikisht

05/31/2022 13:53
nga:Mergim Rreci

Në një letër drejtuar Ministres së Sporteve, Amelie Oudea-Castera, presidenti i Liverpool-it, Tom Werner, kundërshton akuzat e bëra ndaj tifozëve të ‘Reds’ pas incidenteve para finales së Champions League të shtunën e kaluar, duke kërkuar një kërkesë për justifikime.

“Komentet e saj janë të papërgjegjshme, joprofesionale dhe tërësisht mosrespektuese ndaj mijëra fansave të lënduar fizikisht dhe emocionalisht”, ka shkruar ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Presindeti i Liverpooli kërko poashtu një hetim të madh për këtë çështje: “Në emër të të gjithë tifozëve që jetuan këtë makth, ju kërkoj të kërkoni falje dhe të garantoni që autoritetet franceze dhe UEFA do të lejojë kryerjen e një hetimi të pavarur dhe transparent”.

Kujtojmë që shumë tifozë mbeten të lënduar para finales, madje disa prej tyre as nuk munden të futen në stadium, pavarësisht që kishin bileta.

/GazetaBlic Sport/