Sporti

Liverpool me plane të mëdha, Gavi pjesë e projektit të ri nga Klopp

05/30/2022 13:01
nga:E K

Liverpool është në kërkim të mesfushorit spanjoll të Barcelonës, Gavi.

Skuadra e Klopp pritet që të bëjë ndryshime rrënjësore në ekip me afrime të reja në merkaton verore, shkruan GazetaBlic Sport.

Treshja e famshme e Liverpoolit, Mane Salah dhe Firmino duket se po shkojnë drejt fundit, pasi senegalezi pritet të largohet nga Liverpool këtë sezon në drejtim të Bayern, kurse Firmino tashmë e ka humbur vendin në formacionin startues. Mo Salah ka siguruar fansat se do qëndrojë edhe këtë vit por nuk ka dhënë detaje për më shumë.

Për këtë Klopp po mendon për transferime të reja, dhe siç raporton “Diario AS”, Gavi dhe Dembele janë në radarin e klubit anglez.

Liverpool po përgatit kontratë të ‘çmendur’ për Dembele, zbulohen detajet

Liverpool i vendos çmimin Manes