Lajme

A do të qëndrojë në sallë VV për votimin e Trustit? Flet deputeti

05/30/2022 11:55
nga:G B

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet të hënën, derisa para kësaj do të mblidhet kryesia për të caktuar pikat për seancën e radhës, raporton Gazeta Blic.

Ai është pyetur për çështjen e Trustit, se a do të qëndrojnë deputetët e VV-së në sallë kur të votohet ky ligj.

Rrustemi tha se e kanë dhënë qëndrimin për këtë dhe nuk dha tjetër përgjigje, pavarësisht insistimit të gazetares.

“Kësaj çështje i kemi dhënë përgjigje, unë flas për qëndrimin e grupit parlamentar. Nuk mund të flas për detaje, qëndrimi është i njëjtë për trustin”, tha ai.