Sporti

A do të qëndroni në Real? Modric: “Mendoj se po, dua të qëndrojë edhe disa vite”

05/29/2022 22:36
nga:Lorik J

Pasi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të pestë me fanellën e Real Madridit, Luka Modric është shprehur mjaft qartë për të ardhmen e tij me fanellën e Los Blancos.

Ai ka potencuar se nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ajo që ka më shumë rëndësi për ne është të mbrojmë historinë e këtij klubi me nder”, tha fillimisht ai për mediat ndërkombëtare.

“A do të qëndroj? Mendoj kështu: Jam shumë i lumtur, është diçka e paimagjinueshme. Kur mbërrita isha njëzet e shtatë vjeçar dhe mendova se do të qëndroja maksimumi pesë ose gjashtë vjet. Tani janë dhjetë dhe shpresojmë të mund të shtojmë më shumë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport