Sergio Perez ka fituar garën e madhe në F1 në Grand Prix të Monacos.
Meksikani Sergio Perez (Red Bull) e la mbrapa Carlos Sainz për të fituar garën e madhe në Monaco, shkruan GazetaBlic Sport.
Perez i fitoi këtë garë me shumë meritë, pasi e mori epërsinë dhe e shfrytëzoi atë mjaft mirë duke e ruajtur pozitën deri në xhiron e fundit.
Max Verstappen zë vendin e tretë, me Charles Leclerc në të katërtin pas fillimit në pole. George Russell është i pesti, kurse Lando Norris i gjashti.
Fernando Alonso është i shtati, Lewis Hamilton i teti, Esteban Ocon i nënti dhe Valteri Bottas i dhjeti.
/GazetaBlic Sport


