Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë- Pogradec.
Dy mjete janë përplasur në afërsi të fshatit Lin.
Mjeti tip “Benz”, me drejtues I. B. dhe mjeti tip “Volkswagen Golf”, me drejtues N. B.
Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjeret e mjetit tip “Volkswagen Golf”, L. D dhe K. L, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Pogradecit.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka administruar provat për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.



