Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se lajmin për vdekjen e ish presidentit Bujar Nishani e ka marrë me dhimbje të madhe, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se humbja e tij është humbje e madhe për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët, derisa ka shtuar se Nishani ishte ndër politikanët më shembull e dinjitoz.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani. Humbje e madhe për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Ishte ndër politikanët më shembull, dinjitoz dhe mik i imi i ngushtë! Një atdhetar i madh, që punoi shumë për interesat e kombit shqiptar. Ngushëllime të sinqerta familjes Nishani, miqve dhe të gjithë kombit shqiptar. U prehsh në paqe President!


