Një vrasje ka ndodhur mbrëmje e 28 majit në Ferizaj, në të cilën 30 vjeçari, Gazmend Hyseni mbeti i vrarë në rrugën “Rexhep Bislimi”.
Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe famijarët, raporton GazetaBlic.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar reperi shqiptar, Fero i cili ka postuar një foto me të ndjerin duke iu shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të tij.
Pas Feros, reagim pati edhe nga reperi Fuego i cili e pranoi këtë lajm me dhimbje të madhe pasi kishte miqësi me të ndjerin.



