Showtime

Çka e lidh reperin Fero me personin që mbeti i vrarë sot në Ferizaj (FOTO)

05/28/2022 10:27
nga:Genita C

Një vrasje ka ndodhur mbrëmje e 28 majit në Ferizaj, në të cilën 30 vjeçari, Gazmend Hyseni mbeti i vrarë në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe famijarët, raporton GazetaBlic.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe reperi shqiptar, Fero i cili ka postuar një foto me të ndjerin duke iu shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të tij.