Liverpool dhe Real Madrid do të luajnë në finalen e madhe të Champions League.
Finalja e Ligës së Kampionëve luhet nesër në Paris, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rivalizuar, me dy skuadrat që kërkojnë trofeun më të madh evropian për klube.
Kjo është hera e 9-të që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën në kompeticionet evropiane. Në tetë takimet e mëparshme, Real Madrid kryeson me katër fitore në krahasim me tre sa ka arritur Liverpool. Një ndeshje përfundoi në barazim.
Liverpooli ka shënuar fitoren më të thellë me rezultat 4 me 0 ndaj skuadrës spanjolle, ndërsa Real Madridi ka fituar një herë 3-0.
/GazetaBlic Sport/


