Lajme

Të miturit që u mbytën në liqen e Prushit janë vëllezër

05/27/2022 20:25
nga:Astrit Gashi

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e tragjike e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku dy të mitur humbën jetën në liqenin e Prushit.

Të miturit që kanë humbur jetën duke mos arritur të dalin në sipërfaqe janë Mateo Taku 13 vjeç, Klevis Taku 10 vjeç, të dy vëllezër. 13 vjeçari është futur në liqen për të shpëtuar vëllain e tij.

Babai ndodhet në vengjarje, pasi ka arritur në vengjarje ka humbur ndjenjat dhe stafi mjekësor i ka dhën ndihmën e parë.

Dy vëllezërit së bashku me dy moshatarë të tjerë kanë hyrë në liqen për t’u larë. Ndërkohë 2 të tjerët kanë dalë nga liqeni, ndërsa dy vëllezërit humbën jetën.