Ka ndërruar jetë babai i ish-kreut të OVL të UÇK-së Hysni Gucati, Avdullahu.
Lajmin e ka konfirmuar nipi i tij, Musli Gucati, raporton GazetaBlic.com
I ndjeri, ishte nën përkujdes shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës, aty ku u vizitua ditë më parë nga Gucati me lejen e Speciales dhe nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.
Ndryshe Hysni Gucati, është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar. / Gazeta Blic/