Lajme

Haxhiu: Pushteti nën sqetullën e FMN, po bënë përpjekje të ikë nga kërkesat legjitime të popullit për Trustin!

05/27/2022 13:45
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj qëndrimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me çështjen e Trustit.

Haxhiu, ka thënë se qeveria duhet të marrë për bazë kërkesat e qytetarëve, sepse sipas tij FMN deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht.

“Me pasojat e krizës ekonomike dhe inflacionin po përballen qytetarët. Ne jemi të zgjedhur nga vet qytetarët dhe jo nga FMN-ja prandaj edhe jemi zëri i tyre në Kuvend. Mos rritja e pagave, mbështetja për shtrenjtim të energjisë elektrike kur kemi rritje të çmimeve të konsumit të përditshme ditorë dhe kundërshtimi me forcë për tërheqjen e Trustit, s’ke si e vlerëson ndryshe përveç deklaratë politike joprofesionale”, tha Haxhiu.

Më poshtë reagimi i plotë:

Të nderuar miq,
Pushteti nën sqetullën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, po bënë përpjekje të ikë nga përgjegjësia qeverisëse dhe nga kërkesat legjitime të popullit!
Pa koment servilosja e pushtetit ndaj ndërkombëtarëve, kundër qytetarëve!
Për mua është shumë me rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse FMN-ja qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht.Me pasojat e krizës ekonomike dhe inflacionin po përballen qytetarët.
Ne jemi të zgjedhur nga vet qytetarët dhe jo nga FMN-ja prandaj edhe jemi zëri i tyre në Kuvend.
Mos rritja e pagave, mbështetja për shtrenjtim të energjisë elektrike kur kemi rritje të çmimeve të konsumit të përditshme ditorë dhe kundërshtimi me forcë për tërheqjen e Trustit, s’ke si e vlerëson ndryshe përveç deklaratë politike joprofesionale.
Deri dikun edhe e kuptueshme për ta, por jo për qytetarët kur 1 miliard e 734 milionë të Trustit janë të investuara jashtë Kosovës.
P.S.
Ministri i financave Hekuran Murati po krekoset për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria.
Bile, paska deklaruar se “ka vërejtur një gjallëri në markete”…,
Po me tërheqjen e Trustit sa do të jetë gjallëria në markete?
Kjo vërteton kërkesën emergjente të qytetarëve për tërheqjen e Trustit, pasi gjendja e tyre ekonomike është rënduar shumë.