Lajme

Fondi Monetar Ndërkombëtar kundër Trustit, Haxhiu: Me rëndësi janë qytetarët sepse FMN-ja qëndron mirë ekonomikisht

05/27/2022 12:01
nga:Genita C

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka komentuar kundërshtimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me Trustin.

Haxhiu në një prononcim për GazetaBlic thotë se qëndrimi i tyre nuk ka kurrëfarë rëndësie, sepse sipas tij ata dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht dhe me krizë janë duke u përballur vetëm qytetarët.

“Për mua është shumë me rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse FMN-ja qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht.Me pasojat e krizës ekonomike dhe inflacionin po përballen qytetarët.Ne jemi të zgjedhur nga vet qytetarët dhe jo nga FMN-ja prandaj edhe jemi zëri i tyre në Kuvend”, tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut, deklarata e fundit e FMN-së kundër Trustit është joprofesionale.

“Mos rritja e pagave, mbështetja shtrenjtimit të energjisë elektrike kur kemi rritje të çmimeve të konsumit të përditshme ditorë dhe kundërshtimi me forcë për tërheqjen e Trustit, s’ke si e vlerëson ndryshe përveç deklaratë politike joprofesionale.Deri dikun edhe e kuptueshme për FMN-në, por jo për qytetarët kur 1 miliard e 734 milionë të Trustit janë të investuara jashtë Kosovës”, përfundon Haxhiu.

FMN del kundër tërheqjes së Trustit dhe rikthimit të faturave të lira të rrymës

Reagon Kusari-Lila pas deklaratës së FMN-së kundër Trustit: Nuk rrënohet shteti pse ke humbur pushtetin, kjo logjikë tregon paaftësinë e opozitës për të menduar