Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka reaguar ndaj Shpend Ahmetit, pasi ky i fundit tha se në Kosovë jetëgjatësia e meshkujve është mosha 65 vjeç, koha e pensionimit, duke përkrahur në këtë mënyrë tërheqjen e mjeteve të Trustit, raporton Gazeta Blic.
Basha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se jetëgjatësia në Kosovë është përafërsisht 70 vjet dhe jo 65, derisa ka thënë se nuk bëhet me propagandë.
Postimi i tij në Facebook:
Sa për korrektësi, për 5 minuta hulumtim në telefon dore arrita me gjetë që jetëgjatësia në Kosovë është përafërsisht 70 vjet, e jo 65, dhe kjo miq të dashur pritet të rritet gjatë viteve në vijim.
Nuk bahet me propagandë, veç me statistika.


