Lajme

E trishtë! U përplas me motor para disa ditësh, vdes 18-vjeçari

05/25/2022 19:26
nga:G B

Bjorni Papri nga Elbasani nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja me motor.

Zemra e tij ndaloi sot në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me gjithë përpjekjet e të riut dhe stafit mjekësor, ai nuk mundi të mposhtë vdekjen.

18-vjeçari u përplas me një mjet me motor në aksin Elbasan-Cërrik në fshatin Shirgjan.

Ishin te shumtë qytetarët që u mobilizuan për të dhuruar gjak për të riun, por pas disa ditësh në gjendje kome ai sot ka ndërruar jetë.