Lajme

Visar Korenica i VV-së i “fshiu” paratë e Covidit dhe të Trustit, por sot ai kundërshton ashpër tërheqjen e mjeteve

05/25/2022 13:14
nga:N M

Visar Korenica, është një tjetër deputet i Lëvizjes Vetëvendosje që po kundërshton tërheqjen e parave nga Trusti. Por bazuar në deklarimin e pasurisë vet Korenica e kishte bërë tërheqjen e 1700 eurove nga Trsuti,  në kohën kur qytetarëve i`u lejuan 10 për qind e mjeteve të tërhiqen, raporton Gazeta Blic.

Korenica në AKK, ka deklaruar se ka shtëpi, vlera e të cilës është 100 mijë euro, banesë në vlerë prej 40 mijë eurove, veturë e gjëra të
tjera.

Madje Korenica në deklarimin e pasurisë ka shkruar se ka marrë edh 340 euro si “Pako Covid’.

Pasuria e tij:

4 mijë euro pagë mujore, banesë, veturë para cash, kjo është pasuria e Armend Mujës që kategorikisht po kundërshton Trustin