Lajme

4 mijë euro pagë mujore, banesë, veturë para cash, kjo është pasuria e Armend Mujës që kategorikisht po kundërshton Trustin

05/25/2022 12:52
nga:N M

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Armend Muaj që njëherit është edhe kryetar i i komisionit për Buxhet dhe Transfere, bazuar në deklarimin e pasurisë që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion ka pagë mujore 4 mijë euro, raporton Gazeta Blic.

Përveç pagës, ai posedon banesë, veturë dhe ‘gjithçka’ tjetër.

Banesën që posedon ka 60 metra katrorë dhe vlera e saj është 35 mijë euro.

Veturë në vlerë prej 6 mijë e 400 euro.

Këtu mund ta shihni pasurinë e Armend Mujës:

Këta janë 5 deputetët e Vetëvendosjes që i thanë JO Trustit