Eden Hazard pranoi se tre vitet e para nuk shkuan mirë te Real Madridi, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme, por gjithsesi beson se mund të bëjë diferencën në shërbim të gjigantit spanjoll.
“Të gjithë e dinë që kam kontratë deri në vitin 2024. Tre sezonet e mia të para nuk shkuan mirë, por dua t’u tregoj të gjithëve se çfarë mund të bëj. Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj për Real Madridin dhe është ende”, tha mesfushori duke folur për HLN, përcjell GazetaBlic Sport.
Hazard është rikthyer pas operimit: “Operimi shkoi mirë. Gjithçka është duke u zhvilluar mirë. Jam gati në kohë për të luajtur në finalen e Champions League”.
Reprezentuesi belg u nënshkrua nga Chelsea në vitin 2019 për 100 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


