Sporti

Tonali: Donnarumma më telefonoi pas fituam titullin

05/24/2022 14:05
nga:L J

Sandro Tonali zbulon se Gigio Donnarumma i dërgoi një mesazh pasi Milani fitoi titullin të dielën.

Kuqezinjtë fituan Scudetton e tyre të 19-të në histori, e para në 11 vitet e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai është i lumtur për ne”, tha Tonali.

“Jam ndjerë ndryshe që nga fillimi i sezonit, kisha një mirëkuptim të ndryshëm me shokët e mi dhe më pak frikë për të rrezikuar, isha më i lirë”, tha ai për La Gazzetta dello Sport.

“Donnarumma më shkroi, shpresoj të jetë i lumtur me suksesin tonë, ashtu si ne jemi të lumtur me fitoren e tij në Ligue 1”, tha Tonali.

/GazetaBlic Sport