Bayern Munich ka transferuar Noussair Mazraoui.
24-vjeçari do të kalojë nga Ajax si transferim i lirë për sezonin e ri dhe ka nënshkruar me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2026.
I lindur në Holandë, Mazraoui i është bashkuar ekipit të të rinjve të klubit të Ajax në vitin 2013 dhe u stërvit atje përpara se të bënte debutimin e tij me ekipin e parë në 2018. Në përgjithësi, mbrojtësi i krahut luajti 137 ndeshje për kampionët holandez, duke shënuar dhjetë gola. Mazraoui gjithashtu bëri 12 paraqitje dhe një gol për kombëtaren marokene.
Mazraoui në deklaratën e parë pas transferimit potencoi se ka zgjodhur Bayern Munich për të fituar trofe.
/GazetaBlic Sport


