Lajme

Botohet Komentari i Ligjit për Noterinë

05/23/2022 15:35
nga:Gazeta Blic

Në kuadër të dhjetëvjetorit të themelimit të shërbimit noterial dhe krijimit të Odës së Noterëve, gjatë javës së kaluar është promovuar Komentari i parë i Ligjit për Noterinë në Kosovë.

Komentari është shkruar nga profesori i Fakultetit Juridik në UP Bashkim Preteni dhe noteri Aliriza Beshi, i cili njëkohësisht është Kryetar i Odës së Noterëve.

Ky është Komentari i parë i fushës së noterisë në Kosovë.

Botimi i këtij Komentari është financuar nga Oda e Noterëve.

Komentari përmbanë 544 faqe dhe trajton Ligjin për Noterinë nga perspektiva shkencore, praktika noteriale dhe e drejta krahasuese.

Komentari do të jetë një ndihmë shtesë për punën e noterëve dhe do të ndihmon institucionet e sistemit të drejtësisë në zbatimin e drejtë dhe të plotë të legjislacionit noterial dhe jo vetëm.

Vëllimi i parë i këtij Komentari do të shpërndahet falas nga Oda e Noterëve.