Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së barazhit mes Lirisë dhe Vushtrrisë.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një pjesë e parë e mrekullueshme, me dy skuadrat që kishin raste shumë të mira shënimi.
Fetahaj shënoi golin e vetëm nga penalltia. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
Kujtojmë që fituesi i këtij takimi ndeshet me ekipin që përfundon në pozitën e tetë të Superligës, më datë 28 maj në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.


