Sporti

Raportohet se Frenkie de Jong ka arritur marrëveshje me Manchester United, pranë ribashkimit me Erik ten Hag

05/21/2022 10:23
nga:Mergim Rreci

Sipas një raportimi të gazetës italiane Corriere dello Sport, Manchester United është vetëm një hap larg nënshkrimit të yllit holandez nga Barcelona, ​​Frenkie de Jong.

Ai shihet si një nga përforcimet më të mira për mesfushën e “Djajve të Kuq”, shkruan GazetaBlic Sport.

Marrëveshja mes holandezit dhe “Djajve të Kuq” është e pashmangshme, me holandezin që pritet të ribashkohet me ish trajnerin e tij, Erik ten Hag.