Sporti

“Çudit nëna e Mbappes”: Kemi marrëveshje me PSG dhe me Real Madridin

05/20/2022 17:01
nga:E K

E ardhmja e Kylian Mbappes është kryetema e mediave botërore.

Mbappe ende nuk ka rinovuar me PSG dhe thashethemet për një kalim te Real Madridi nuk kanë të ndalur, përcjell GazetaBlic Sport.

Nëna e yllit francez, Mbappe, ka folur në lidhje me të ardhmen e djalit të saj.

Ajo thotë se Mbappe ka arritur marrëveshje me PSG dhe Real Madridin, por tanimë është në dorën e tij të vendos ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

“Negociatat kanë përfunduar, kemi një marrëveshje me Real Madridin dhe Paris Saint-Germainin. Tani i takon Mbappe-s të vendosë”, tha Fayza Lamari për Kora Plus.

/GazetaBlic Sport/