Lajme

Kryetari i Prishtinës me lajm të mirë për disa banorë të Ulpianës

05/20/2022 14:17
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga e hëna do të fillojnë punimet për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtritshme në “Soliterët e Ulpianës”.

Marrëveshja për këtë është nënshkruar sot me Millennium Foundation Kosovo

“Lajm fantastik për banorët e lagjes “Ulpiana”! Nënshkruam “Marrëveshjen e Bashkëfinancimit” me Millennium Foundation Kosovo për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në Ndërtesat Shumëbanesore, të njohura për qytetarët si ‘Soliterët e Ulpianës’. Punimet do të fillojnë të hënën!”, ka shkuar Rama.