Një rinovim i kontratës për Matthijs de Ligt nuk garanton të ardhmen e tij në Torino pasi Liverpool dhe Chelsea mbeten të interesuara për një lëvizje të mundshme.
Mbrojtësi holandez 22-vjeçar ka në tavolinë një ofertë për rinovimin e kontratës, një zgjatje edhe për dy vite me të njëjtën pagë që merr aktualisht. Synimi i Juventusit është të ulë kuotën e amortizimit në buxhetin e tyre dhe mundësisht të ulë edhe klauzolën e lirimit prej 125 milionë eurosh, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç raportohet nga Calciomercato.com, edhe nëse De Ligt e vë në letër rinovimin e kontratës, nuk ka asnjë garanci se ai do të qëndrojë me Juventusin. Të dy Liverpool dhe Chelsea janë të intresuara për të nënshkruar me të, duke ushtruar presion mbi Bianconerët.
Tani për tani De Ligt është i lumtur në Torino dhe nuk po kërkon një largim, por kjo mund të ndryshojë në varësi të seriozitetit të interesit që vjen nga Premier League.
22-vjeçari De Ligt ka shënuar tre gola, ka dhënë një asistim dhe ka ndihmuar skuadrën të mbajë 11 herë portën e paprekur në 30 paraqitje në Serie A këtë sezon.
/GazetaBlic Sport/


