Lajme

Mimoza Kusari Lila në Finlandë, e mirëpret aplikimin për antarësimin e vendit nordik në NATO

05/19/2022 22:57
nga:Astrit Gashi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, po qëndron në një vizitë në Finlandë, prej nga ka njoftuar se është takuar në Helsinki me ministren e Çështjeve Evropiane të Finlandës, Tytti Tuppurainen.

Ajo në një postim në Facebook shkroi se përkushtimi dhe mbështetja e Finlandës për Kosovën ka qenë domethënëse ndër vite.

“Përkushtimi dhe mbështetja e Finlandës për Kosovën ka qenë domethënëse ndër vite dhe Finlanda po vazhdon të mbështesë fuqishëm aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës. Ne mirëpresim anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe presim bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, shkroi Kusari-Lila.