Lajme

Halimi: Gjuha e Muratit ndaj Dumoshit e vë në pah mendësinë e VV-së për gratë në politikë

05/19/2022 22:18
nga:Genita C

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga ana e Ministrit të Financave Hekuran Murati, ndaj deputetes Vlora Dumoshi, raporton GazetaBlic.

Halimi thotë se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe qasja që Murati kishte ndaj Dumoshit, sipas saj e vë në pah mendësinë e partisë Vetëvendosje.

POSTIMI I PLOTË:
E papranueshme gjuha e ministrit Hekuran Murati drejtuar deputetes Vlora Dumoshi. Qasja e tillë shpërfaq të vërtetën e mendësisë së partisë në pushtet karshi pjesëmarrjes së gruas në politikë. Veprime të tilla duhet të marrin fund e kërkim falja është e domosdoshme.

Krasniqi reagon ndaj gjuhës së përdorur ndaj Dumoshit nga Murati, pret kërkim falje nga ky i fundit!