Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes Peja-Trepça, që po zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Play Offit.
Çereku i parë i takoi skuadrës mysafire – që e mbylli 10 minutëshin e parë me rezultatin 12-23.
Basketbollisti më në formë në çerekun e parë ishte Drilon Hajrizi me 9 pikë të shënuara.
Kujtojmë se seria e gjysmëfinaleve është 2-1 në favor të Trepçës dhe në rast të fitores sonte do ta siguronte finalen e madhe.
/GazetaBlic Sport


