Me rastin e vizitës së Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Milo Gjukanoviq, konsulli i nderit i Malit të Zi në Kosovë, Gazmend Abrashi organizoi takim të përbashkët me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë.
Abrashi në adresimin e tij ngriti rëndësinë e realizimit të projekteve infrastrukturore të një rëndësie të veçantë të bashkëpunimit të dy vendeve.
Ndërsa, Gjukanoviq iu drejtua të pranishmëve , duke iu thënë “Uroj komunitetin e biznesit për arritjet e Kosovës, ftoi për investime në Mal të Zi duke garantuar ambient për zhvillim që të ndihmoj në bashkëpunimin e ekonomive të dy vendeve”
Shkrimi i plotë i Abrashit në Facebook:
Me rastin e vizitës së Presidentit të Malit të Zi në Kosovë, Konsulli i Nderit i Malit të Zi në Kosovë, z. Gazmend Abrashi organizoi takim, drekë të përbashkët me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë dhe Presidentit Gjukanoviq.
Në takim mori pjesë edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Zonja Rozeta Hajdari, që me fjalë rasti e përmbledhi bashkëpunimin e mirë të Kosovës dhe Malit të Zi.
Konsulli i Nderit Gazmend Abrashi në adresimin e tij ngriti rëndësinë e realizimit të projekteve infrastrukturore të një rëndësie të veçantë për ngritjvn në nivel edhe më mirë të bashkëpunimit të dy vendeve dhe atë:
– Përfundimi i rrugës Deçan – Plavë
– Tuneli që lidhë Pejën me Rozhajën
– Ura mbi lumin Buna që lidhë Velipojën me Shtojin e Ulqinit
– Lidhjen e dy vendeve me hekurudhë dhe aktualizimin e idesë për ndërtimin e aeroportit ne Shtoj të Ulqinit.
Ekonomitë e dy vendeve nuk janë konkurrente dhe ka hapësirë të bashkëpunimit që avancojnë ekonomitë tona në rajon.
Presidenti Gjukanoviq iu drejtua të pranishmëve me një fjalim të ngrohtë, uroj komunitetin e biznesit për arritjet e Kosovës, ftoi për investime në Mal të Zi duke garantuar ambient për zhvillim dhe angazhimin e tij personal që të ndihmoj në bashkëpunimin e ekonomive të dy vendeve.
Takimi u përmbyll me nje fotografi të përbashkët.