Lajme

Deputeti Rexhaj: Në mungesë argumentesh “AbelardË Tahiri”, i njohur me nofkën “shurdhuesi”, i kthehet shpifjeve të ulta

05/19/2022 18:33
nga:Q R

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka kritikuar shefin e GP të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili në seancën e sotme plenare është shprehur se Rexhaj është mësuar të shoqërohet në polici për substanca.

Sipas Rexhajt, Tahiri në mungesë argumentesh i kthehet shpifjeve të ulta.

“Në mungesë argumentesh “AbelardË Tahiri”, i njohur me nofkën “shurdhuesi”, i kthehet shpifjeve të ulta. Ky person i cili nuk i beson as armës së vet prandaj dhe i kishte gdhendur emrin e vet sërish vazhdoi të shërbehet me propaganda të vjetra nga partia e tij.
Në lidhje me shpifjen e tij Prokuroria ka deklaruar kohë më parë, se ndaj meje nuk ka pasur asnjë lëndë që ka të bëj me substanca narkotike. Deklarata e tij është shpifje dhe tendencë për ta mbuluar të vërtetën e keqpërdorimeve të tij në të kaluarën”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.

Momenti kur Tahiri tha se Rexhaj është mësuar të shoqërohet në polici për substanca.