Lajme

Finlanda sërish nënvizon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KE

05/19/2022 13:35
nga:Astrit Gashi

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti është takuar me Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Johanna Sumuvuori.

Sumuvouri ka thënë se Finlanda e përkrahë Kosovën në vendimin për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Diskutime të shkëlqyeshme me zëvendësministrin e Kosovës në çështje të ndryshme, përfshirë vendimin e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës. Finlanda përkrahë plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar ajo.