Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka folur edhe për “Open Ballkan”, raporton Gazeta Blic.
I pyetur nga gazetarët se a do të jetë Mali i Zi pjesë e “Open Ballkan”, ai tha se është për iniciativën e Procesit të Berlinit.
“Ne mendojmë se Open Ballkan, është një iniciativë që ka lindur nga një lloj depresioni që i kishte kapluar vendet e Ballkanit”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ripërsëritur se është kundër iniciativës “Open Ballkan”. Ajo tha se perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në kuadër të Procesit të Berlinit.
Osmani tha se bashkëpunimin rajonal e shohim si kyç, por vetëm në kuadër të Procesit të Berlinit, raporton Gazeta Blic.


