Lajme

Policia e Kosovës del me njoftim pas alarmit për bombë te rektorati

05/17/2022 18:09
nga:Q R

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Rektorati i UP-së është kërcënuar për sulm me bombë, shkruan GazetaBlic.

Policia e ka rrethuar sot Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Në një përgjigje të PK-së thuhet se kanë marrë informacion se kërcënimet kanë shkuar përmes postës elektronike.

“Sot në orët e pasditës, Policia e Kosovë është njoftuar nga stafi i rektoratit se në adresën e tyre elektronike, pra të rektoratit të Universitetit të Prishtinës, është pranuar një mesazh kërcënues për mjet shpërthyes.

Policia e Kosovës menjëherë ka angazhuar të gjitha njësitete e saja relevante, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes, fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe evakuimin e personelit nga ndërtesa e rektoratit.

Nga njësitet për trajtimin e rasteve të tilla po vazhdojnë procedurat e kontrollit dhe verifikimit.

Më pas do t’iu njoftojmë me të rejat rreth këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Kërcënim me bombë, Policia rrethon Rektoratin e UP-së