Lajme

Gjukanoviq nesër takon edhe kryeparlamentarin Konjufca

05/17/2022 17:50
nga:Q R

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nesër do të vijë në Kosovë për vizitë zyrtare.

Ai do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nga ora 12:25, ka njoftuar kabineti i kryeparlamentarit.

Gjukanoviq po vjen në Kosova me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, e cila do ta presë atë me nderimet më të larta shtetërore.

Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

“Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Đukanović mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.