Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Çlirimit të Shqiponjës (Jabllanicë e Dushkajës).
Ai ishte në mesin e qindra qytetarëve të mbledhur, për të përkujtuar 17 majin e vitit 1999, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i plotë në Facebook:
“Asnjë terror dhe gjenocid i pushtuesit serb nuk ka arritur ta shuajë dashurinë e shqiptarëve për Lirinë e Atdheut”.
Këto fjalë janë të shkruara në Pllakën Përkujtimore në Jabllanicë të Dushkajës, krahas emrave të atyre që pësuan nga hordhitë sllave në këtë fshat, në vitin 1921.
Ndërkohë, sot kryetari Haradinaj me bashkëpunëtorë, mori pjesë në shënimin e Ditës së Çlirimit të Shqiponjës (Jabllanicë e Dushkajës), në mesin e qindra qytetarëve të mbledhur, në kujtim të 17 majit të vitit 1999.



