Chelsea është e vëmendshme ndaj situatës së Robert Lewandowskit, i cili ka shpallur synimin e tij për t’u larguar nga Bayern Munich dhe ka Barcelonën si palën kryesore të interesuar.
Ky duket të jetë edhe vullneti i lojtarit, pavarësisht vështirësive të dukshme ekonomike të klubit katalanas, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazeta Guardian shkruan se edhe Chelsea tashmë është shumë e interesuar për shërbimet e tij.
Lewandowski, kontrata e të cilit skadon në 2023, ishte tashmë një interes i mëparshëm, por klubi përfundoi duke nënshkruar Romelu Lukaku.
/GazetaBlic Sport/


