Lajme

Sulm ndaj personit zyrtar brenda QKUK-së

05/17/2022 09:25
nga:Astrit Gashi

Një zyrtar i Shërbimit Korrektues është sulmuar fizikisht gjatë kohës sa po i ndihmonte të dyshuarit mashkull, pacient.

Sipas policisë, rasti është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Viktima mashkull kosovar zyrtar i shërbimit Korrektues, ka raportuar se derisa ka qenë duke i ndihmuar të dyshuarit mashkull kosovar –pacient, është sulmuar fizikisht. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.