Lajme

“Nuk pres marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi”

05/16/2022 22:00
nga:Q R

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka thotë se nuk pret marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, Serbia mund të krijojë pengesa gjatë këtij procesi.

Në këtë kohë kur po konsiderohet si fillim i një tempo të re të Dialogut Kosovë – Serbi, ish-ambasadori Lauka thotë se nuk sheh ndonjë mundësi që palët të arrijnë së shpejti një marrëveshje finale.

Ai tha se për këtë çështje fajtore është Serbia, e cila po e bllokon procesin e negociatave.

“Tani shpejt jo, nuk pres marrëveshje të shpejtë, pse? Sepse që të ketë pengesa është Serbia nuk është Kosova, le se ç’përrallisin të tjerët, domethënë edhe kundërshtarët e Kosovës. Kemi deklaratën e Scholsit po kemi edhe deklaratën e Macronit. Ata dy janë themeli i BE-së. Këto janë dy shtetet kryesore. Unë nuk shoh tani shanse për ta përmbyllur marrëveshjen Beograd – Prishtinë. Unë i quaj optimizëm pa bazë ata që thonë jo brenda këtij viti jo brenda vitit tjetër, jo brenda kësaj qeverisje. Është problem jashtëzakonisht kompleks”, tha Lauka sonte në Tëvë1.