SHKMF “Faik Konica” në Prishtinë është transformuar plotësisht dhe të gjithë nxënësit e kësaj shkolle tashme e gëzojnë atë të ndryshuar krejtësisht.
Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës, Kushtrim Demiri, ka thënë se kjo iniciativë në fillim është dukur e pamundur në fillim, por që është realizuar me vullnetin e hekurt të njerëzve që besonin se mund të bëhej e mundur, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i plotë në Facebook:
Në nisje dukej e pamundur, me vullnetin e hekurt të njerëzve që megjithatë e besonin për të mundur. Bashkimi këtyre njerëzve solli fuqinë dhe vullnetin për ta ndryshuar krejtësisht shkollën. Ajo që s’u bë për dy dekada, u bë për 2 vjet, edhe atë në pandemi.
Fëmijët e gëzofshin shkollën e ndryshuar krejtësisht!
Një falënderim të veçantë për anëtarët e KDSH-së, nga radhët e mësimdhënësve – znj.Valbona Thaçi-Bajçinca, z.Burim Jakupi, z.Albert Sylejmani, znj. Vjollca Zogaj, nga radhët e prindërve – znj.Shpresa Kusari, znj. Sebahate Jonuzi, znj. Arlinda Sopi, nga këshilli i nxënësve znj.Dhurata Grajqevci, znj.Blerina Myftari, nga menaxhmenti i shkollës- drejtoreshën Jehona Oruqi, zv-drejtorin Blerim Dalipi, sekretarin Beslim Blakaj, ish-zëvendësdrejtori Arsim Gashi dhe psikologen Rukie Vllasa Basha.
Falënderim të veçantë për mësimdhënësit, stafin teknik të shkollës si dhe kryesinë e Këshillit të Prindërve me kryetar z. Muharrem Kadriu si dhe te gjithë kryetarët e çdo paralele.
Për fund një falënderim nga thellësia e shpirtit që iu bashkuan kauzës, që treguan besim dhe një mbështetje të jashtëzakonshme në një kohë shumë të vështirë, donatorëve specialë që e bënë të mundur ndryshimin: Graf X, Shell Kosova, Henkel- Ceresit, Besa Security, Royal Green Residence, Fluidi, Tapeta, Selmans, Royal Mall, Illyria, Deko Solution, Translation Center, Bau Market, Enigma, Scooler, Carpet, ViPrint, AA Clean, Mink Production, Marigona Hill, Tenda 3, Elkos, M Architects, LOGOS-A dhe Eulex.
U bashkuam sepse ndanim vlera të përbashkëta. Besimi tek e ardhmja, dhe dashuria për fëmijët na bënë të kalojmë çdo sfidë.
Faleminderit dhe mirënjohës të gjithëve!
Sinqerisht,
Kushtrim Demiri
Kryetar i KDSH-së.


