Lajme

Konstituohet komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike

05/16/2022 10:49
nga:G B

Është bërë konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Ky Komision, kryesohet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj dhe për gjashtë muaj do t’i hetojë keqpërdorimet e mundshme të Qeverisë në lidhje me menaxhimin e energjisë elektrike.

Kryetari i këtij komisioni Driton Selmanaj ka thënë se ky komision ka pastaj gjashtë muaj e që duke llogaritur edhe kohën e pushimeve, atëherë i bie që deri në fund të këtij viti, komisioni është i mandatuar.

Në mbledhjen e parë është vendosur që deri në mbledhjen e radhës duhet të përgatitet edhe plani i veprimit.