Skuadra e Milanit ka fituar ndaj Atalantas në xhiron e parafundit të Serie A.
Milan ka mposhtur ekipin e Gasperinit me rezultatin e pastër, 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë e duelit përfundoi me rezultatin 0-0, kurse në të dytën u realizuan të gjitha golat.
Leao shënoi golin e parë pas 57 minutave, kurse Theo Herandez gjeti golin e dytë dhe të fitores në minutën e 75’të.
Milan me këtë fitore shkon në kuotën e 83 pikëve – kurse Interi tani ka 78 pikë në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak.
Cagliari e pret Interin nga ora 20;45 dhe nëse ekipi tjetër nga Milano nuk fiton sonte, atëherë titulli edhe zyrtarisht do t’i dorëzohet Rossonerëve.
/GazetaBlic Sport


