Policia e Kosovës nuk ka lejuar tifo-grupin “Torcida” të qëndrojë në Palestrën Karagaçi në Pejë.
Në këtë palestër po zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Pejës, shkruan GazetaBlic Sport.
Në palesër u futën disa persona nga Mitrovica, por ata u larguan menjëherë nga palestra.
Kujtojmë se një numër i madh i tifozëve nga Mitrovica kanë udhëtuar në Pejë sot, por ata nuk janë lejuar të futen brenda.
/GazetaBlic Sport


