Liverpool mposhti dje Chelsean në finalen e FA Cup.
The Reds triumfuan në penallti ndaj Chelseat me rezultat 6-5, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane është prononcuar për media ku tha se kjo fitore ishte e rëndësishme për skuadrën.
“E rëndësishme ishte të fitojmë kupën dhe ne ia dolëm”, tha Mane për ‘Metro’.
“Alisson, të gjitha meritat për të. Jam i lumtur për të dhe të gjithë jemi të lumtur dhe krenarë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport.


