FC Prishtina dhe trajneri nga Bosnje e Hercegovina, Abdulah Ibrakovic e kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Klubi nga kryeqyteti dhe “timonieri” Ibrakovic janë ndarë me marrëveshje të dyanshme, njofton skuadra, përcjell GazetaBlic Sport.
Abdulah Ibrakovic e udhëhoqi Prishtinën nga xhiroja e 14-të në Superligë. 51-vjeçari ishte në krye të skuadrës në 26 ndeshje zyrtare në BKT Superligë dhe në kuadër të Kupës së Kosovës. Në Superligë ka arritur nëntë fitore, katër barazime dhe tetë humbje.



