Lajme

Dy të lënduar si pasojë e aksidentit në Carralevë

05/14/2022 19:31
nga:Astrit Gashi

Në një aksident komunikacionin, që ka ndodhur sot në fshatin Carralevë, në rrugën Shtime-Prizren, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ngjarjen e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Shtime – Prizren, në fshatin Carralevë ka ndodhur një aksident komunikacioni. Të përfshira në aksident janë tri automjete me targa vendore. Veç dëmeve materiale, të shkaktuara në tri automjetet, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se njësia e Komunikacionit Rrugor e Ferizajt ka dalë në vend të ngjarjes dhe po heton rastin.