Ka dështuar miratimi në Kuvend i projektligjit për pagën minimale ku aty nuk përfshihet rrija e pensioneve për veteranët dhe për disa kategori ët tjera të shoqërisë, raporton Gazeta Blic.
Pas shumë debateve për projektligjin për pagën minimale ndërmjet pozitës dhe opozitës për defektet e këtij projektligji sipas opozitës përfshirë këtë mos rritjen e pensioneve për veteranët , ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se projektligji duhet të votohet si i tillë, raporton Gazeta Blic
“Nuk ka vota të mjaftueshme, 51 janë PËR, 5 kundër dhe të tjerët nuk kanë marrë pjesë në votimi”, ka thënë Konjufca e me këtë Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15 e 30.


