Media shtetërore e Koresë së Veriut ka raportuar për vdekjen e gjashtë personave që ishin sëmurë me ethe, njëri prej të cilëve kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Një ethe, shkaku i së cilës nuk mund të identifikohej, u përhap në mënyrë shpërthyese në mbarë vendin nga fundi i prillit, Gjashtë persona vdiqën”, thuhej në raport.
Raporti shtoi se 187,800 njerëz janë duke u izoluar për trajtim, pasi 18,000 njerëz u raportuan me simptoma të etheve vetëm gjatë të enjtes.
Media shtetërore po ashtu raportoi se udhëheqësi i vendit, Kim Jong Un, vizitoi selinë e parandalimit të epidemisë së emergjencës shtetërore.
Njoftimi vjen një ditë pasi Koreja e Veriut pranoi zyrtarisht një shpërthim të COVID-19, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë. Vendi ka hyrë në një bllokim mbarëkombëtar për të parandaluar përhapjen e virusit.
Para konfirmimit të shpërthimit, Pheniani thoshte se kishte arritur të shmangte pandeminë globale, një pretendim që ishte shumë i dyshimtë.
Popullsia e Koresë së Veriut prej 25 milionë banorësh nuk është vaksinuar kundër virusit, raporton DW.
Koreja e Veriut ka refuzuar dërgesat e vaksinave nga programi global i ndarjes së vaksinave COVAX, dhe vaksina Sinovac Biotech nga Kina.
Aplikimi i Kosovës në KE, deklarohet ministri i Jashtëm serb


